E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni takohet me Rezart Taçin



Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, u takua edhe me presidentin e një prej kompanive më të njohura që vepron në të dyja vendet, “Taçi Oil International”, z. Rezart Taçi. Gjatë takimit miqësor, Taçi i ka shprehur mirënjohjen Berluskonit për mbështetjen e tij personale të projektit të rëndësishëm sportiv dhe social, trofeut "Taçi Oil Albania Reads" me pjesëmarrjen e ekipit të Milanit më 14 tetor në Tiranë që shënoi një moment kulmor dhe të rëndësishëm për sportdashësit shqiptarë. Po ashtu, u vlerësuan dhe inkurajimi i projekteve për të rinjtë në fushën e sportit dhe më tej nëpërmjet "Milan Junior Champ". Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për t’i zhvilluar dhe mbështetur më tej projekte që përafrojnë vlera të përbashkëta. Gjithashtu, gjatë takimit, Rezart Taçi falënderoi zotin Berluskoni për besimin e dhënë kompanisë së tij, duke e njohur si përfaqësues zyrtar të AC Milanit në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›