Berluskoni vdes në art

Instalacioni i paraqitur ne pallatin "Ferrajoli" / Foto: Corriere della Sera
Me sytë mbyllur, i buzëqeshur, me kokën mbështetur në një jastëk sateni, i fjetur apo i vdekur. Mbi të gjitha i buzëqeshur, i mbyllur në një kuti qelqi. Mund ta ketë ëndërruar gjithmonë një statujë të vendosur jo shumë larg pallatit presidencial, por jo në këtë mënyrë.
Projekti quhet Ëndrra e italianëve (emërtim që ka të bëjë me shprehjen e përdorur prej tij në telefonatat me të dashurat) dhe është realizuar nga artistët Antonio Garullo e Mario Ottocento, të cilët janë edhe çifti i parë gei që është martuar në Amsterdam në vitin 2002.
Kavalieri prej silikoni është paraqitur në pallatin Ferrajoli, jo shumë larg selisë presidenciale, një zgjedhje kjo aspak rastësore.
Statuja prej silikoni është vendosur në një kuti qelqi, mbi një copë mëndafshi, si të ishte papë apo Bukuroshja e Fjetur e përrallave. Njëra dorë qëndron e vendosur mbi librin Një histori italiane, ndërsa tjetra tek pantallonat e zbërthyera. / G.N.
