Trojka e ambasadorëve takohet me kreun e PS-së, Edi Rama

Trojka e ambasadorëve takohet me Edi Ramën
Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë kanë nisur takimet intensive me dy liderët kryesorë në vend, për të arritur konsensus mes dy forcave kryesore politike në vend për një kandidat konsensual për postin e presidentit.
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arviziu, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, dhe ai OSBE-së, Eugen Wollfarth, kanë shkuar në selinë rozë për t’u takuar me kreun e opozitës, Edi Rama.
Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, është takuar më herët me kryeministrin Sali Berisha.
Për rreth 1 orë, diplomati amerikan ka biseduar me kreun e mazhorancës për përzgjedhjen e një kandidati për president të vendit.
Pas takimit kryeministri Berisha deklaroi se është e vështirë që sot të dilet me një emër konsensual për postin e kreut të shtetit.
Ndërkohë, afati i fundit për emrin e kandidatit për president të vendit është nesër në orën 09:00, orë kur komisioni i ligjeve pret edhe kandidatin për ta shqyrtuar dhe më pas për ta dërguar në seancën plenare. /E.L/