DITARI I EUROPIANIT…
Autori i Lajmit: Edmond Laci
Austria, kampione e Europës, por vetëm në kinema. Një film me titullin “Mrekullia e Vienës: jemi kampionë të Europës”, është transmetuar në stacionin austriak ORF, një dokumentar i sajuar, por me futbollistë të vërtetë. Filmi tregon fitoren e Austrisë ndaj Gjermanisë dhe në finale me Holandën. Në film kanë marrë pjesë edhe emra të njohur nga bota e futbollit, si Prohaska apo Bekenbauer.
Me ndeshjen që do të luhet sot, Spanjë-Rusi arrin në tre numri I personazheve me gjak blu që vijnë në stadiumet e Euro 2008. Pas Princit të Monakos dhe atij të Lihteshtajnit, sot do të jetë në stadium edhe Princi Felipe më bashkëshorten e tij, Letizia. Futbollit nuk e ka lwnw pas as Papa, I cili para ndeshjes ka bekuar ekipet e Gjermanisë dhe Poloninë. Mesazhi është shpërndarë nga Padre Pelczar, I cili është edhe Kapelan I “Euro 2008”.
Viktima e parë e “Euro 2008” është nga Polonia. Një 52-vjecar është goditur dhjetë herë me thikë nga një 23-vjecar po nga Polonia, ndërsa shikonte ndeshjen Gjermani-Poloni. Autori është dorëzuar vetë në Polici dhe ka treguar arsyen: viktima e kishte penguar për të ndjekur mirë ndeshjen...
Thënia e një komentatori zviceran, edhe pse e ekzagjeruar, po bën xhiro në të përditshmet e Zvicrës. I inatosur për dy penallti të mohuara nga italiani Rosseti, ka thënë se “Atë prekje me dorë do ta shikonte edhe Ray Charls”. Tifozët rumunë kanë provokuar dje gjatë gjithë ditës në rrugët e Zyrih-ut me tabela ku kishin shkruar “Mirësevini në Europë”, duke iu drejtuar pikërisht lojtarëve me ngjyrë të Francës. Midis tyre etë arrestuar, ndërkohë që një natë më parë në pranga u vunë edhe rreth 100 neonazistë.Trainerit Piturka në Rumani I thërrasin “Satana”, sepse vishet gjithmonë me të zeza dhe nuk buzëqesh kurrë. Ndërsa kundërshtarit të tij, Domenech, Nostradamus. Më parë ka qenë aktor teatri, por sot një trainer astrolog. Nuk i grumbullon me Kombëtaren ata të shenjës Akrepi dhe në kohën e lirë shkruan kujtime. Ndërsa trainerin 70-vjecar të Spanjës, Aragones, gazetarët kanë nsiur ta quajnë të rrjedhur. Pasi ka lënë në shtëpi pikërisht Raul, I cili vetëm në sezonin që sapo ka përfunduar shënoi plot 18 gola, sot ka vendosur të bëjë një tjetër “cmenduri”. Do të lërë në stol pikërisht Fabregas, ndër mesfushorët më të kërkuar në botë. Të 16 ekipet e Euro 2008 marrin një premio vetëm për pjesëmarrjen 7.5 milion euro. Në fazën e grupeve, cdo fitore shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi 500 mijë. Të tetë formacionet që kapërcejnë grupet, marrin 2 milion euro, ndërsa katër prej tyre që kualifikohen, edhe tre milion euro. Fituesi I Europianit siguron një premio prej 7.5 milion euro, ndersa vendi I dytë, 4.5. Nëse skuadra që fiton turneun, i ka fituar të gjithë ndeshjet e këtij Europiani, shum maksimale arrin në plot 23 milion euro. Në qendër të kronikave rozë vazhdon të mbetet futbollisti I Francës Nasri, I cili ka një histori dashurie me tenisten e famshme, Maria Sharapova. E ka zbuluar “Sundey People”. Por nuk qëndrojnë prapa edhe italianët, në listën e atyre që duhen fotografuar në stadium është edhe Rosaria Cannavo, mikesha aktuale e Panucci-t dhe ish e dashura e Cassano-s. Italianët kanë zbuluar gjithashtu se futbolli ul numrin e lindjeve. Një studim i Centro Artes në Torino, ka krahasuar për këtë të dhënat e një muaji në vite të ndryshmë. Në mars 2007, nëntë muaj pas Botërorit në Gjermani, lindjet në Itali ishin një mijë më pak se sa në 2006-ën. UEFA ka prenzantuar një grup prej nëntë ekspertësh, të cilët do të kenë si qëllim seleksionimin e më të mirit në fushë për cdo takim, të krejt turneut dhe skuadrën ideale. Ndërmjet ekspertëve edhe Roy Hodgson, ish-traineri I Inter.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008