E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernanke: Kthimi te standardi i arit është gabim

Lidhja e masës monetare me sasinë e arit të disponueshëm kufizon mundësitë e qeverisë për të trajtuar problemet ekonomike dhe kjo është arsyeja se pse standardi i arit nuk është një sistem monetar perfekt. Ky është mendimi i Ben S. Bernanke, kreut të Rezervës Federale, banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një leksion që ai mbajti në universitetin George Washington.

Bernake, një nga njerëzit më të fuqishëm në SHBA, ka pranuar të japë katër leksione mbi politikën monetare në dy javët e ardhshme. Ai ka pranuar gjithashtu të lexojë disa nga esetë e studentëve. “Kjo nuk është mënyra më e zakonshme se si kreu i bankës qendrore e përdor kohën e vet, por Bernanke, i cili ka zgjeruar së tepërmi rolin e institucionit në politikat ekonomike të vendit, po përpiqet të gjejë mënyra për përmirësimin e imazhit të tij”, shkruan NYT.

FED shqetësohet për faktin se as nuk pëlqehet dhe as nuk kuptohet nga shumë amerikanë dhe se zemërimi i publikut nga kriza mund të sjellë kufizime të fuqisë së bankës.

Në përpjekje për ta zgjidhur këtë problem, Bernanke ka dalë në televizion, ka dhënë konferenca të shpeshta për shtyp dhe ka rritur aksesin e medias në debatet brenda FED.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›