E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Varroset drejtori i arsimit te Prishtines i vrare ne vendin e punes

Ne Prishtine sot eshte dite zie ne shenje nderimi per drejtorin e drejtorise se arsimit te komunes se Prishtines Remzi Salihu i cili u vra dje ne vendin e tij te punes. Ceremonise se varrimit te tij sot i parapriu nje mbledhje perkujtimore dhe homazhet qe u bene ne nderim te tij nga qytetaret e Prishtines. Ne shenje proteste eshte nderprere edhe mesimi ne te gjitha shkollat fillore dhe te mesme te kryeqytetit.

Remzi Salihu u qellua dje ne zyren e tij nga Gani Sahiti 30 vjecar ish arsimtar i biologjise. Policia tha se po mban ne arrest autorin e kesaj vrasjeje dhe ka konfiskuar edhe armen me te cilen eshte kryer vrasja por nuk deshi te flase per motivet e mundshme te saj duke pohuar se po zhvillohen hetime per ndricimin e plote te rrethanave te kesaj vrasjeje. Zyrtare te komunes se Prishtines thane se vrasja mund te jete motivuar nga fakti se autori i vrasjes kishte konkurruar per postin e drejtorit te nje shkolle por nuk kishte fituar.

Vrasja ka nxitur reagime ne shkalle te gjere. I ndjeri eshte vleresuar per punen qe ka bere per arsimin ne Kosove dhe si nje njeri me marredhenie te mira me koleget dhe nxenesit. Ministri i Arsimit te Kosoves Rame Buja tha se me vrasjen e djeshme arsimi ne Kosove humbi nje personalitet te shquar dhe pesoi nje goditje te madhe.

Remzi Salihu do te mbahet mend si nje njeri qe tere jeten e vet ia kushtoi arsimit si i tille ai do te mbahet mend per virtytet e tij njerezore per angazhimin profesional per palodhshmeri dhe ndershmeri ne pune. Vrasja e drejtorit te arsimit te Prishtines eshte sulm ndaj institucioneve te Republikes se Kosoves. Kjo tregon se ende nuk eshte bere e gjithe ajo qe duhet ne vendosjen e rendit dhe sundimit te ligjit ne Kosove dhe ne parandalimin e krimit. Ne duhet vazhdimisht te punojme qe qytetaret te jetojne dhe te punojne te qete duke i vene perpara drejtesise te gjithe shkelesit e ligjit. Ne emer te nxenesve dhe mesimdhenesve te Kosoves kerkoj gjykimin e pavarur te shkaqeve dhe pasojave te kesaj dite te rende per arsimin e Kosoves. Kjo eshte menyra e vetme per te lehtesuar dhimbjen dhe per te rritur shpresen per te ardhmen tone tha ministri Buja.

Nderkaq perfaqesuesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves Ismet Beqiri tha se kjo ngjarje shnderrohet ne thirrje per shtimin e sigurise publike ne vend.

Per fat te keq as Remzi Salihu e as kushdo qofte tjeter individualisht nuk mund te mbrohet nga akte te tilla kriminale. Se kendejmi nga ketu iu bejme thirrje institucioneve te sigurise qe te jene me te perkushtuara ne betejen e rende per venien e rendit dhe ligjit kudo ne Kosove sepse pasojat e sigurise se brishte po i paguajme ende shume shtrenjte si shoqeri e si shtet tha zoti Beqiri.

Vrasja eshte dinar nga te gjitha institucionet politike e arsimore te Kosoves ndersa veprimtaret per te drejtat e njeriut thane se ajo eshte tregues i nje gjendjeje te brishte te sigurise publike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›