E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërns: Kosova do mbështetur financiarisht

 

Ish nënsekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Nikolas Bërns ka deklaruar se Kosova ka nevojë për mbështetje financiare pas shpalljes së pavarësisë. Pas mbylljes së një konferencë për sigurinë në Ëashington ai ka pranuar se ndihma është e domosdoshme, që shteti të kapërcejë problemet e shumta ekonomike. “Paqja dhe pavarësia e Kosovës nuk do të mbështetet vetëm tek vendimi politik që autoritetet e Kosovës morën në shkurt dhe jo vetëm tek njohja nga Shtetet e Bashkuara, dhe vendet e tjera, por edhe tek aftësia për ta ndihmuar atë për të kapërcyer problemet e jashtëzakonshme ekonomike që rëndojnë mbi shoqërinë si papunësia, shumë e lartë dhe mungesa e investimeve”- ka thënë ai në një intervistë për VOA.

Në korrik në Bruksel, Bashkimi Evropian do të mbajë një konferencë donatorësh për Kosovën Ish-nënsekretari i shtetit thotë se autoritetet e Kosovës duhet të veprojnë me shumë kujdes që të mbrojnë të drejtat e pakicës serbe dhe pakicave të tjera. Por ai thotë se Beogradi ka luajtur një rol shumë negativ pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Mendoj që qeverisë serbe në Beograd duhet t’i bëhet më shumë presion që të jetë më e përgjegjshme dhe ta pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës.”- tha Burns.

Ka vetëm pak javë që Nikolas Bërns e ka lënë postin e tij në Departamentin e Shtetit, ku luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike për pavarësinë e Kosovës. “Do të thoja që ne ishim përkrahësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ne bëmë përpjekje të jashtëzakonshme politike, ne bindëm vende të tjera kudo në botë që të njohin Kosovën, kontaktuam qeveri në gjithë botën në përpjekje për t’i bindur ato që ta njohin Kosovën."

Ish zyrtari i lartë u bën thirrje vendeve të tjera, veçanërisht atyre të botës myslimane dhe të Konferencës Islamike që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›