E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 5.5 ballë në Kretë, nuk ka dëme

 

Kretë- Pas panikut të fundjavës, Greqia tronditet sërish nga tërmeti. Në orët e para të mëngjesit ishulli i Kretës është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, i shkallës Rihter. Sipas të dhënave nga mediat greke, epiqendra e tërmetit ka qenë Zakro, 385 km në juglindje të Athinës.

Banorët, që kanë ndjerë tërmetin janë përfshirë nga paniku, ndonëse zyrtarët nuk raportojnë të dhëna për viktima, apo dëme materiale.

Ndërkohë, sizmiologët nuk bëjnë ndonjë lidhje të mundshme mes këtij tërmeti dhe atij 6.5 ballësh, të rënë në Peloponez, si pasojë e të cilit pati viktima në njerëz, kurse të plagosurit dhe shtëpitë e rrënuara plotësisht ishin me qindra.

Specialistët kanë thënë me kohë që Greqia bën pjesë në zonat më sizmike në botë dhe si pasojë e të cilës lëkundjet janë të vazhdueshme.

Tërmeti i sotëm, vjen pak ditë pas godtjes shumë të fortë që përfshiu Peloponezin deri në Patra. Të paktën 2 persona vdiqën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pas tërmetit më të fuqishëm të ndodhur në Greqi të paktën 10 vitet e fundit. Tërmeti ndodhi në veriperëndim të Peloponezit duke sjellë panik në të gjithë vendin.

Goditja e tërmetit me shkallë 6.5 rihter ndodhi në orën 3.25 të mbasdites dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të Greqisë, në Shqipëri dhe në jug të Italisë. Epiqendra ka qenë afër qytetit të Andravidas në perëndim të Achaias, rreth 60 kilometra larg qytetit të Patras.

Tërmeti shkaktoi dëmtimin e dhjetra shtëpive të vjetra. Një 55 vjeçar, Andreas Bakoulias, është vrarë në fshatin Kato Achagia kur tavani i shtëpisë së tij ra duke e zënë brenda.

Pas këshillës së sizmiologëve, banorët e gdhinë natën jashtë, nga frika e përsëritjes së ndonjë goditjeje tjetër.

Ato ditë televizionet treguan një vajzë 9-vjeçare, shqiptare, e cila është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Fostaina. Ajo fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me disa dëmtime të vogla. Prindrit e saj, vëllai dhe gjyshja kishin vrapuar dhe kishin arritur të dilnin nga ndërtesa para se ajo të shembej.

Më pas, mbërriti një lajm qetesues nepermjet radiove dhe TV nga Instituti Sizmologjik te cilet kane sinjalizuar se nuk do te kishte goditje dallge detare, dhe se goditjet e pritshme u registruan ne toke, me force te jashtezakonshme, ne zonen mes ishujve Kretes dhe atij te Citeres. Goditjet, nga 6.5 dhe 6.4 balle u regjistruan 40 minuta larg njera tjetres.

Ne Greqi, termetet kane nje rrezik te dyfishte, sepse teknika e ndertimit eshte e tille qe ne raste shembjesh, ndertimet bien mbi njera tjetren ne formen e efektit te kartave-keshtjelle. Vetem pak dite me pare ne nje conference, ekspertet kishin terhequr vemendjen mbi faktin qe 4 te pestat e godinave ne Greqi ose 3.2 milione te tilla ishin ne rrezik shembje.

Tërmeti i djeshëm mendohet të jetë më i forti që ka goditur Greqinë që në vitin 1999, kur një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë riter goditin Athinën duke vrarë 143 njerëz dhe duke lënë qindra të tjerë pa shtëpi.

Vetëm pak kohë pas tërmetit në Greqi, një tërmet me shkallë 5.5 riheter goditi qytetin Oran në Algjeri, duke plagosur më shumë se 11 persona. Instituti sizmologjik raportoi se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë shumë në Algjeri si dhe Mostaganem.

Dridhjet e tokës nga tërmeti po ndjekin gjithë kontinentet që nga Azia në Europë. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë në Kinë, duke vazhduar në Malajzi, Indonezi, Filipines, sërish në Kinë, Greqi dhe sot Algjeri.

Sizmiologët në gjithë botën janë të shqetësuar se tërmete të tjera do të ndodhin për shkak se pllakat tektonike janë në lëvizje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›