E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të përdhunonte 9-vjeçaren, prangoset

Korçë- Një 28-vjeçar nga Maliqi ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vogëlushe 9-vjeçare, fqinjë të tij. Ngjarja ndodhi në Maliq, brenda pallatit ku jetonte vajza.

Sipas burimeve policore, ajo ka qenë duke luajtur me shoqet në shkallët e pallatit, kur 28-vjeçari Luan Strora e ka tërhequr brënda shtëpisë së vetë në katin e tretë, duke nisur ta ngacmonte seksualisht. Britmat e vajzës kanë shqetësuar banorët e tjerë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë.

Gjithçka është marrë vesh nga prindërit e vajzës, të cilët kanë reaguar menjëherë, duke u drejtuar në policinë lokale. Policia ka mbërritur, pak çastë pasi ishte njoftuar nga familjarët dhe ka vënë në pranga të akuzuarin.

Sipas burimeve zyratre të policisë, mësohet se mbi të rëndon akuza e kryerjes së veprave të turpshme. Nga frika e ndonjë konflikti të mundshëm mes familjeve, fqinje mes tyre, policia ka shtuar masat e sigurisë.

Mësohet se familjarët e të ndaluarit për veprat e turpshme kanë vendosur të mos kërkojnë drejtësi përtë, pasi për ta ky akt është shumë i rëndë dhe iu ka cenuar dinjitetin familjar.

Polia ka nisur hetinet pë të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërsa i riu nga ana e tij nuk ka pranuar të ketë pasur qëllime seksuale ndaj vogëlushes, ndonëse ai është kapur në pozicion shumë tëvështirë nga familjarët e 9 vjeçares, por dhe banorë të pallatit që do të merren si dëshmimtarë gjatë hetimeve të mëtejshme të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›