E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bersha: Do realizojmë të gjitha reformat ekonomike

Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria do të ndërrmarrë të gjitha reformat e duhura ekonomike që do të ndihmojnë për integrimin sa më shpejtë të vendit në BE. Ai foli sot në konferencën e IFC, ku theksoi edhe njëherë se ekonomia shqiptare nuk u prek nga kriza financiare që përfshiu pjesën dërrmuese të shteteve, por u përball vetëm me pasojat e saj, dhe kjo falë reformave të sukseshme të qeverisë.
Pasojat e krizës sipas Berishës, ishin shvlerësimi i lekut, por edhe rënia e investimeve të huaja në 59%.
Kryeministri tha se po punohet për lehtësimin e barrës fiskale, ndërsa njoftoi edhe për riformimin e disa isntitucioneve ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›