E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Organizohet konferenca për zhvillimin e bujqësisë

Plotësimi i standarteve të bujqësisë shqiptare dhe përafrimi i tyre me BE-në ishte motivi i konferencës së mbajtur në ministrinë e bujqësisë. Zv. Ministri i bujqësisë Tokli Thomai u shpreh se rritja e cilësisë së produkteve të prodhuara nga fermerët tanë është kërkesa kryesore për plotësimin e kërkesave që kërkohen nga BE për një vend kandidat. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me ndihmën e Hungarisë do të zbatojë një projekt i cili pritet të jetë mjaft efikas në këtë drejtim vazhdoi ai.
Ky projekt është projekti i dytë që pritet të vihet në zbatim për përmirësimin e standarteve të bujqësisë shqiptare pas projektit të deklaruar dje prej kryeministrit Sali Berisha për mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›