E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërthamorët, Paneta: Sanksionet s`po e bindin Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka pranuar se sanksionet gjithnjë e më të ashpra ndërkombëtare kundër Iranit ende nuk e kanë detyruar Teheranin që të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore.

Por, ai thotë se presioni përfundimisht do ta detyrojë Iranin të “bëjë atë që është e drejtë.”

Paneta i bëri këto komente në Tunis gjatë turneut të tij pesë-ditor në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Pas takimit me udhëheqësit e rinj islamikë në Tunizi, Paneta pritet të vizitojë sot Kajron për bisedime me presidentin e ri islamik të Egjiptit, Mohamed Morsi dhe liderin ushtarak marshall Mohamed Husein Tantavin.

Të mërkurën, Paneta ka në plan të vizitojë Izraelin, liderët e të cilit vend kanë thënë se po mendojnë për një sulm ushtarak për të ndaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Uashingtoni dëshiron që Izraeli t`iu japë sanksioneve dhe diplomacisë më shumë kohë, edhe pse "të gjitha opsionet" janë në tavolinë. Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›