Romney në Poloni, bojkotohet nga “Solidarnosc”

Kandidati për president i SHBA-së, Mitt Romney, takoi ish-Presidentin e Polonisë, Lech Walesa në Gdanjsk, në etapën e fundit të turit të tij botëror.
Takimi i Romney me Walesan, luftëtarin e paepur për demokraci gjatë sistemit të egër komunist ishte gjerësisht simbolik, ndërsa gjatë ditës së sotme është parashikuar edhe një vizitë homazh në disa monumente ndërtuar në nderim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore në Poloni.
Megjithatë, vizita e republikanit është bojkotuar nga sindikata e famshme “Solidarnosc”, e cila e drejtuar nga Walesa në vitet 1980, luajti një rol kyç në transformimin e vendit në demokraci.
Ndonëse turi i deritanishëm i Romney e ka prezantuar atë që mund të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së me lidera të shumtë ndërkombëtare, ai nuk ka shpëtuar prej skandaleve.
Në Izrael, sfidanti i Obamës ngjalli tërbimin e autoriteteve palestineze me një koment mbi ekonominë e Palestinës, pasi vlerësoi se ndryshimet kulturore shpjegojnë se përse Izraeli është një vend shumë herë më i begatë.
Njëkohësisht, Romney mori edhe kritikat e kryebashkiakut të Londrës, pasi vlerësoi se kryeqyteti britanik nuk ishte ende i gatshëm për të pritur Lojrat Olimpike.