E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes shkrimtarja e njohur irlandeze Mave Binçi

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare shkrimtarja e njohur irlandeze Mave Binçi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat theksojnë se shkrimtarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Dablin.

Binçi, autore i librave si “Rruga e Tarës” dhe “Rrethi i Miqve” ka shitur më shumë se 40 milionë libra në mbarë botën dhe puna e saj është përkthyer në dhjetëra gjuhë.

Binçi ka punuar si gazetare përpara se të publikonte romanin e saj të parë “Ndize një qiri Peni", i cili u botua në vitin 1982 dhe u bë libri më i shitur.

Romanet dhe tregimet e saj të shkurtra pasqyrojnë tensionet mes traditave të jetës në qytetet e vogla dhe modernizmit në Irlandë.

Ajo botoi romanin e fundit në vitin 2010.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›