SHBA e Turqia konsultohen për Sirinë

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar biseda telefonike “për të bashkërenduar përpjekjet në përshpejtimin e një tranzicioni politik në Siri.”
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se tranzicioni “do të përfshijë largimin” e presidentit sirian Bashar al-Asad, dhe do “t`i përgjigjet kërkesave legjitime të popullit sirian.”
Biseda telefonike mes liderëve erdhi në kohën kur Kombet e Bashkuara thanë se dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga qyteti më i populluar i Sirisë, Alepo si pasojë e luftimeve.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon tha se një autokolonë që transportonte kreun e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, Babakar Gaj, u sulmua nga tanket e ushtrisë siriane.