Londër, protestë në mbështetje të Assange

Dhjetra persona u grumbulluan në protestë para gjykatës ku po shqyrtohej kërkesa për lirimin me kusht të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Manifestuesit u grumbulluan në shenjë solidariteti me Assange dhe në duar mbanin pankarta në mbështetje të tij.
Ata e cilësojnë burgosjen e tij si burgosje të lirisë së informimit.
Protestuesit u shprehën se në të vërtetë akuzat për ngacmime seksuale të ngritura nga Suedia janë të trilluara dhe një sulm ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së informimit.
Gjykata e Londrës vendosi lirimin me kusht të Assange kundrejt garancisë prej 240 mijë stërlinash të lëna nga miqtë e tij.
Por australiani nuk mundi të përfitojë lirimin e menjëhershëm pasi Suedia vendosi apelimin e çështjes.