Bërthamoret/ Rusia, pro sanksioneve të SHBA-së ndaj Koresë Veriore
"Rusia ka përsëritur mbështetjen e saj për sanksionet e OKB-së, që synojnë të ndalojnë përpjekjet e Koresë së Veriut për zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor", Kështu është shprehur të martën i dërguari amerikan për zbatimin e sanksioneve Philip Goldberg. Ambasadori Goldberg e bëri këtë koment gjatë një interviste për Reuters në fund të ditës së parë të bisedimeve në Moskë me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme ruse. Ndërkohë që edhe Kina ndërmori një angazhim të njëjtë kundrejt OKB-së të enjten e kaluar.
Pas testit të dytë bërthamor të Koresë së Veriut në maj të këtij viti, Këshilli i Sigurimit në OKB-së miratoi një rezolutë ku zgjerohej një embargo ekzistuese armësh kundër vendit të izoluar komunist. Rezoluta u kërkonte shteteve të ndërprisnin të gjitha marrëdhëniet financiare me Phenianin zyrtar, të cilat nuk kanë lidhje me programet e ndihmave dhe kërkonte që edhe disa kompani dhe individë të tjerë të përfshiheshin në listën e zezë të OKB-së për Korenë e Veriut.
"Mendoj se ka unitet këndvështrimesh ndërmjet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe komisionit të sanksioneve, në zbatimin dhe mbështetjen e rezolutës", deklaroi Goldberg