Francë/ Aksident rrugor, një i vdekur e dy të plagosur
Një aksident me autobus shkaktoi një të vdekur dhe 19 të plagosur, dy prej të cilëve rëndë sot rreth orës 03:00 në një autostradë në Saugnacq-et-Muret, në rajonin Landes, rreth 70 kilometra në jug të Bordosë (në jugperëndim), njoftojnë burime pranë prefekturës. Dy personat e plagosur rëndë janë dërguar në spitalin Arcachon të Bordosë, shtoi prefektura.
Autobusi, me targë të Portugalisë, bënte linjën Shtutgard (Gjermani)-Porto (Portugali), dhe transportonte pasagjerë me kombësi franceze, gjermane dhe portugeze, vazhdoi i njëjti burim, i cili konfirmoi informacionin e parë të dhënë nga radioja RMC.