E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Durrësit në kaos, përfundon komandimi i drejtuesit

Afati

Prokuroria e Durrësit është në kaos, pasi drejtuesit të saj, Bujar Sheshit, i komanduar pas shkarkimit të Arjan Ndojës, i ka përfunduar komandimi. Burime nga akuza qendrore thanë se Sheshit i ka mbaruar 4-mujori i komandimit dhe prej më se një muaji Prokuroria e Durrësit është e bllokuar. Sipas ligjit, drejtuesi Sheshi, jashtë afatit të komandimit, nuk firmos dot për dosjet të prokurorëve dhe të mbingarkesës së tyre. Ky afat mund të zgjatet deri në tetë muaj, nëse prokurori i komanduar jep pëlqimin. Mësohet se komandimi i Sheshit ka mbaruar në datën 1 mars. Stafi i Prokurorisë së Durrësit deklaron se drejtuesi i komanduar nuk është paraqitur prej tri ditëve.

Pas shkarkimit të Arjan Ndojës, akuza qendrore shpalli vend vakant drejtuesin e akuzës Durrës. Në garë u futën 15 kandidatë, ndërsa Këshilli i Prokurorisë i ka propozuar kryeprokurores Ina Rama katër emra.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›