Bertina, lady in red shijon popullaritetin me miqtë
Me një fustan të kuq dhe flokë të mbledhura, që linin të shihje qartë modelin e fustanit me një shpatull jashtë, Bertina ka shijuar natën e së shtunës në një nga pub-et e Tiranës bashkë me miqtë e saj. Natyrisht ka ndenjur me Manal, me të cilën lidhi miqësi brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe me Edin, Valonin, Rezin dhe Pamelën. Vajza që po e shijon në maksimum popullaritetin e saj, nuk ka vendosur akoma për angazhimin e saj të ri, ndërkohë që e shohim çdo të dielë te programi “E diell”. Gjithashtu mbetet akoma në pikëpyetje lidhja e saj me Erjonin, i cili duket aq i përfshirë në lojë sa fare pak është kujtuar se brenda asaj shtëpie ka pasur edhe një lidhje sentimentale me Bertinën.