Mbyllet historia me Tatin, Valoni në pub puth një vajzë bionde
Duket se më shumë se një dëshirë për të lidhur një miqësi, apo për të pasur një histori, qoftë edhe të shkurtër, eksperienca mes Valonit dhe Tatit ka qenë thjeshtë kurioziteti i vetëm një fundjave, për të kaluar një aventurë të zjarrtë. Ajo e pëlqente Valonin dhe ky i fundit nuk mund ta refuzonte vajzën italiane, që përjetoi të njëjtën eksperiencë si ai. Sapo la shtëpinë e “Big Brother”, të shtunën e kaluar, Valoni dhe Tati nuk humbën kohë por u hodhën në krahët e njëri-tjetrit. Miqtë e tyre tregojnë se më pas, çuditërisht nuk janë frekuentuar fare. Duket se kurioziteti u shua brenda pak orësh dhe gjithçka mbeti aty, duke u arkivuar si një eksperiencë apo një aventurë më shumë, për të dy. Të premten e kaluar, Valoni ka qenë në një pub në shoqërinë e një vajze të re bionde. Ata kanë ndenjur shumë afër njëri-tjetrit, madje kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë. Sipas informacioneve tona, vajza misterioze është nga Kosova dhe ka qenë pjesë e një reality show atje, e ngjashme me atë të “Big Brother”. Të shohim se çfarë surprize na ka rezervuar Valoni këtë fundjavë, pasi djali simpatik nga Kosova, tashmë e ka marrë nofkën nga miqtë e tij të cilët e quajnë “qejfliu”.