Më në fund Manal takon Arbrin, Pamela kalon në plan të dytë
Ajo e ka shprehur brenda shtëpisë së “Big Brother” se Arbri është një djalë që ajo e pëlqen shumë. E ka ndjekur gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother 1” dhe është gëzuar shumë kur ai fitoi çminin e madh. Dhe sapo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother” Arbri dhe Manal janë gjendur së bashku në të njëjtin pub. Të shtunën e kaluar, djemtë dhe vajzat e eliminuar të “Big Brother 3” kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe atyre iu është bashkuar edhe Manal. Natyrisht pranë Pamelës nuk kishte se si të mungonte Arbri por....gjejeni me kë ka ndenjur më shumë gjatë asaj nate Arbri? Me Manal! Ata kanë biseduar gjatë dhe kanë kërcyer me njëri-tjetrin ndërkohë që Pamela ka preferuar shoqërinë e Valonit dhe të Rezartës. A thua kemi sinjalet e para të një flirti mes Manal dhe Arbrit? Ta shikojmë.