E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, tërmet 7.8 ballë në Sumatra

Lëkundje sizmike me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter u regjistruan prej Institutit amerikan të Simzmiologjisë në krahinën veriore të Sumatras në Indonezi.Tërmeti u regjistrua rreth orës 05:15 më orën lokale indoneziane me epiqendër 205 kilometra nga qyteti Sibolga dhe në një thellësi prej 46 kilometrash.
Ende nuk raportohen viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet indoneziane lëshuan alarmin e tsunamit. Ndërkohë dëshmitarët njoftojnë për mediat e huaja se vendi ndodhet pa energji elektrike dhe se të gjithë banorët ndodhen në qiell të hapur, pasi zona u godit nga një seri lëkundjesh, ku e fundit ishte ajo e 7.8 gradë e shkallës Rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›