E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Doktrina bërthamore, hap i rëndësishëm përpara


Presidenti Barak Obama tha se doktrina e re bërthamore amerikane është një hap i rëndësishëm përpara për të pakësuar rolin e armëve bërthamore në strategjinë e sigurisë kombëtare të Amerikës.Presidenti tha në një deklaratë se doktrina e re përqendrohet te pakësimi i rreziqeve bërthamore duke ruajtur ndërkohë një element efikas për frenimin bërthamor. Ai tha se për herë të parë, parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe i terrorizmit bërthamor janë në krye të axhendës bërthamore amerikane.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin ose nuk do të kërcënojnë të përdorin armë bërthamore ndaj vendeve që nuk kanë armë të tilla dhe që respektojnë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.Por ai shtoi se nëse ndonjë prej këtyre vendeve sulmon Shtetet e Bashkuara ose aleatët e tyre me armë kimike ose biologjike ata do të përballen me një kundërpërgjigje ushtarake shkatërrimtare. Ai tha se Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t'i bërë ndryshime kësaj politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›