E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo, titullin me Realin, torta për ditëlindje

Fabio Kapelo me titullin e sezonit 2006-2007 me Realin e Madridit, arriti në të 15-n e fituar si trajner. Për Fabion, i cili dje mbushi 61 vjec (lindi më 18 qershor 1946 në Pieris të Italisë), është trofeu i dytë spanjoll me Realin e Madridit, kur të parin e kishte fituar para dhjetë sezonesh, 1996-1997.
"Topi te Kalderon"
Fabio Kapelo, një nga legjendat e futbollit italian, me katër tituj kampion si lojtar dhe shtatë si trajner, është fituesi i madh i Spanjës. Tekniku kampion i Primera Divizon me Ralin e Madridit u dha "merenguesve" titullin e 30-të kombëtar. "Duhet të pyesni presidentin Kalderon nëse ky titulli mjafton apo do të thërrasë një tjetër arkitekt", - pohoi me një ton të lehtë ironie tekniku italian. "Të qëndroj në Madridi varet vetëm nga Kalderoni. Unë dëshiroj të qëndroj. Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë, e thashë qartësisht, nësë dikush nuk më do, të ma thojë. Më thanë se përgjiogjen do të merrja pas përfundimit të kësaj jave. Unë dua të respektoj kontratën, tani topin është në fushën e presidentit".
I lindur për kampion
Kapelo, një mesfushor më të dhëna të jashtëzakonshme teknike, i cili nisi karrierën si futbollist profesionist në moshën 18-vjecare, është kampion i katërfishtë i Italisë si lojtar (3 herë më Juventusin dhe një herë me Milanin). Don Fabio ka fituar 7 kampionate në Itali me tri ekipe të ndryshme (4 me Milanin, dy me Juventusin –ai i sezonit 2005-2006 i revokuar, - dhe 1 me Romën). Titulli me Realin e Madridit ishte dhe i 9 si trajner me katër ekipe të ndryshme: Milanin, Romën, Juventusin dhe Realin e Madridit.
Mister "4-4-2"
Të gjitha sukseset e Fabio Kapelos si trajner kanë një gjë të përbashkët: skemën taktike 4-4-2. Nëntë kampionate të fituar në katër qytete të ndryshme. "Poker" kuqezi në Milano, një sukses në Romë të shoqëruar nga dy të tilla në Madrid dhe Torino. Shumë suksese, por vetëm një sekret. "4-4-2" –shi i teknikut italian tregon pragmatizimin e tij taktik. Për trajnerin kampion në Spanjë, futbolli luhet vëtëm në këtë modul. Qysh kur pasoi Sakin në verën e vitit 1991 te Milani, dhe deri te ky i fundit me Realin e Madridit në vitin 2007.

TITUJT FABIO KAPELOS
SI LOJTAR
4 kampionate italiane (me Juventusin 1971-72, 1972/73 dhe 1973/74. Me Milanin 1978/79)
2 Kupa të Italisë (me Romën 1968-69 dhe Milanin 1976-77)
SI TRAJNER
7 kampionate italiane (Me Milanin 1991-92, 1992-93, 1993-94 dhe 1995/96. Me Romën 2000-01, me Juventusin 2004-05 dhe 2005-06, por i revokuar)
4 Superkupa të Italisë (me Milanin 1992, 1993 dhe 1994, Roma 2001)
2 Kampionate spanjolle (me Realin e Madridit 1996/97 dhe 2006/07)
1 Ligë Kampionesh (me Milanin, 1993/94)
1 Superkupë Europiane (me Milanin, 1994)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›