Besa – Hysi, ndahen në paqe

Super-ndeshja mes Besës dhe Hysit, e zhvilluar të dielën në Pejë në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.
Pavarësisht që ekipet nuk ia dolën të realizojnë gola në këtë takim, raste për ta bërë një gjë të tillë kanë pasur me bollëk.
Posaçërisht, Besa ka pasur më shumë raste të mira shënimi, ndonëse pejanët nga minuta e 49-të kanë luajtur me një lojtar më pak, pasi Gacaferi është përjashtuar nga fusha e blertë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.
Hysi pati shumë fat, kur në minutën e 92-të shtylla e shpëtoi këtë ekip pa e pësuar golin e disfatës.
Realisht ky barazim nuk i ndihmon aq asnjërit ekip për t’iu inkuadruar luftës për titull të kampionit.