E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano, përforcim i shkëlqyeshëm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka lavdëruar mesfushorin Javier Mascheranon pas fitores 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, të shtunën, duke thënë se argjentinasi është dëshmuar si përforcim i shkëlqyeshëm pas ardhjes në klub më 2010 nga Liverpooli.

“Javier është përforcim i paimagjinueshëm. Ai është futbollist të cilin një trajner nuk do ta shkëmbente me asgjë, dhe nuk do ta shiste kurrë. Ai është përforcim i veçantë dhe jemi shumë të kënaqur që e kemi në ekip”, deklaroi Guardiola, i cili shpeshherë gjatë këtij sezoni e ka aktivizuar Mascheranon në rolin e qendërmbrojtësit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›