E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cisse turpëron Liverpoolin

Sulmuesi Papiss Cisse shënoi të dy golat në fitoren e Newcastle United kundër Liverpoolit, 2-0, në kuadër të xhiros së 31-të në Premierliga.

Vendasit morën pikë të plota duke përforcuar pozitën e gjashtë dhe barazuar pikët me Chelsean (53), që gjendet një vend më lartë kurse thelluan krizën e Liverpoolit, të cilëve ua shkaktuan humbjen e 11-të këtë edicion në Premierligë.

Cisse fillimisht kaloi Newcastlen në epërsi në minutën e 19-të e më pas në të 59-ën siguroi fitoren. Liverpool e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të portierit Pepe Reina në minutën e 83-të. Me këtë disfatë, Liverpool ka rënë në pozitën e tetë me 42 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›