E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta kërkon fitore ndaj Milanit

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se skuadra katalane duhet të fitojë me çdo kusht kundër Milanit, në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të martën.

Pas barazimit 0-0 në San Siro, Barcelona duhet të fitojë në mënyrë që të kualifikohet më tutje dhe Iniesta mendon se ekipi nuk do të ketë arsyetime nëse nuk arrin të mposhtë Rossonerët.

“Ne duhet të fitojmë, ky është realiteti. Në shtëpi, me tifozët tanë, ne duhet të kualifikohemi. Në rast se nuk e bëjmë këtë, nuk do të ketë arsyetime”, deklaroi Iniesta për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›