Vëllaznimi shkel Gjilanin, Trepça Lepencin

Gjilanasit kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0 me golin që e ka shënuar Ismet Ramushi në minutën e 11-të nga penaltia.
Mirëpo, me nga dy gola që i shënuan Fatih Karahoda - në minutën e 35-të dhe 43-të - e Atdhe Gashi - në minutën e 55-të dhe 77-të - gjakovarët ia dolën ta shkrijnë disavantazhin dhe të kalojnë në epërsi prej 1:4. Por, në minutën e 90-të gjilanasit ia dolën ta shënojnë edhe një gol nëpërmjet Vllaznim Jasharit për rezultat përfundimtar, 4:2.
Me këtë fitore, kuqezinjtë janë rikthyer në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 37 pikë, vetëm një më pak sesa lideri Prishtina. Kurse, kjo humbje Gjilanin e dërgon në vendin e fundit të renditjes tabelore me vetëm 19 pikë të tubuara.
Trepça – Lepenci 2:0
Trepça iu është rikthyer fitoreve, pasi në stadiumin e saj në Mitrovicë e ka mposhtur Lepencin me rezultat 2:0.
Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar baras, derisa gjatë 45 minutave të pjesës së dytë, ‘Xehetarët’ ia kanë dalë t’i realizojnë dy gola nëpërmjet Balijajt dhe Shkupollit, për tu ngjitur kështu në pozitën e nëntë me 26 pikë, një më shumë sesa Lepenci që pozicionohet në vendin e dhjetë.
Tabela Xh. G P
1. Prishtina 21 12 38
2. Vëllaznimi 21 3 37
3. Trepça ‘89 21 9 35
4. Drita 21 8 35
5. Hysi 21 7 31
6. Besa 21 1 30
7. Liria 21 -3 27
8. Trepça 21 -3 26
9. Drenica 21 -3 25
10. Lepenci 21 -8 25
11. KEK-u 21 -7 20
12. Gjilani 21 -16 19