Interi, fitore nën ethe

Në një duel të përshkuar nga katër penallti (tri për Genoan dhe një për Interin) dhe dy përjashtime (nga një në secilën skuadër), Nerazzurrët dolën triumfues në takimin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Andrea Stramaccioni.
Diego Milito shënoi het-trik, një nga penalltia, për Interin, që ishte në epërsi 3-0 (goli i tretë u shënua nga Samuel) deri në minutën e 38-të por Genoa ngushtoi epërsinë në 2-3 nëpërmjet Morettit dhe Palaciosit nga penalltia.
Mauro Zarate në minutën e 75-të dërgoi Interin në epërsi 4-2 por vetëm katër minuta më vonë portieri Julio Cesar u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti të cilën e konkretizoi Alberto Gilardino për 4-3. Pesë minuta më vonë ishte radha e Interit të realizojë nga penalltia nëpërmjet Militos, rast në të cilin u përjashtua Belluschi.
Kurse, në minutën e 90-të, Gilardino realizoi sërish nga një penallti por pikët e plota mbetën në Meazza.
Rezultatet:
Siena-Udinese 1:0
Bologna-Palermo 1:3
Cagliari-Atalanta 2:0
Fiorentina-Chievo 1:2
Inter-Genoa 5:4
Lecce-Cesena 0:0
Roma-Novara 5:2
Juventus-Napoli (sonte)