Teuta/ Starova: “Një barazim i merituar”

Sulejman Starova(trajner i Teutës) pas barazimit 0-0 me Dinamon, u shpreh per mediat: "E parashikonim që do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që është kontradiktor me pikët e mbledhura dhe gjëndjen aktuale që ka. Kemi patur momente të mira por kemi hasur dhe vështirësi, kjo dhe për meritë të kundërshtarit. Ishte një ndeshje delicate, pasi kush do të shënonte kishte dhe mundësitë më të mëdha për të fituar ndeshjen. Ndoshta disa prej titullarëve duhet të jepnin dhe më shumë, por këtë janë gjëra që ndodhin në futboll, pasi jo gjithnjë gjërat nuk shkojnë ashtu sic parashikohen. Mendoj se ishte një barazim i merituar."