Tirana fiton pas 9 ndeshjesh me Elbasanin

Albania-Sport (AS) - Hera e fundit që Tirana kishte fituar 2-0 me Elbasanin në kryeqytet i përket 16 viteve më parë, në sezonin 1989-1990. Por ajo që është më e rëndësishme në fitoren e djeshme, ishte se u prish ajo traditë "lodhëse" e ndeshjve pa fitore e rekordmenëve shqiptare ndaj një Elbasani që kishte dominuar totalisht në nëntë takimet e fundit. Tirana e Shkëlqim Mucës dëshmoi se është një ekip i pjekur dhe se alarmi i parakoshëm që solli dhe shkarkimin e Mirel Josës ishte i panevojshëm.
Tirana ka fituar dje në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", duke mposhtur me rezultatin 2-0 kampionen në fuqi, Elbasanin, dhe duke u shkëputur 3 pikë në krye të renditjes. Në fakt, kjo shkëputje e bardhebluve, të cilët dje e nisën ndeshjen me pikë të barabarta me ndjekësen më të afërt, Teutën, u mundësua edhe falë faktit se durrsakët nuk shkuan dot më larg se një barazim pa gola në fushën e tyre kundër Dinamos. Ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pjesa e dytë i mundësoi Tiranës të konkludonte epërsinë e krijuar dhe të kalonte në epërsi, në minutën e 67-të, me anë të Salihit, i cili vulosi golin e tij të 11-të për këtë sezon, dhe, 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Klodian Duro ekzekutoi me saktësi një 11-metërsh, duke vulosur kështu fitoren e bardhebluve, tashmë të drejtuar nga Shkëlqim Muca.
Ndeshja e fundit e zhvilluar në fazën e parë në "Ruzhdi Bizhuta" përfundoi në barazim 2-2
TIRANA - ELBASANI 2-0
Shënues: Hambi Salihi 67', Klodian Duro 80'(11-m)
Gjyqtarë: Albano Janku, Ergin Doda, Arjan Mali
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Bilanci ndërmjet tyre: 127 ndeshje; 64 fitore Tirana, 33 barazime, 29 fitore Elbasani. Golat: 234-114
NDESHJET TIRANA-ELBASANI
Sezoni 2006-2007
Tirana-Elbasani 2-0
Elbasani-Tirana 2-2
Sezoni 2005-2006
Tirana-Elbasani 2-3
Elbasani-Tirana 1-0
Tirana-Elbasani 1-1
Elbasani-Tirana 1-0
Sezoni 2004-2005
Tirana-Elbasani 0-1
Elbasani-Tirana 2-2
Tirana-Elbasani 2-2
Elbasani-Tirana 3-1
Sezoni 2003-2004
Tirana-Elbasani 5-2
Elbasani-Tirana 3-0
Tirana-Elbasani 0-0
Elbasani-Tirana 1-1
Sezoni 2002-2003
Elbasani-Tirana 2-1
Tirana-Elbasani 1-0