Besa, “Mbretëresha” e shifrave te fazes se pare

Nga AGRON KAJA
Ishim mësuar në kampionatet e fundit me emrin e Tiranës dhe të Dinamos, por këtë "rrjetë" para syve tanë e hoqi gjatë fazës së parë skuadra e Besës, e cila vetëm duke u vlerësuar nga treguesit e shifrave është superiorja reale e kësaj faze. Duke mos u futur në ofiqe oborrtare se sa në tituj realë, në 11 javët e zhvilluara Besa tronditi të gjitha skuadrat që tentonin të kapnin kreun e renditjes. Jo vetëm se Besa është skuadra që nuk e njohu humbjen në fushën e saj, apo që shënoi më shumë gola se gjithë skuadrat e tjera, por ajo ka meritën e kryesimit të fazës së parë sepse i thyeu rivalët direkt. Vetëm Shkumbini mbeti "Macja e zezë" e skuadrës kavajase, por që ndoshta duhej edhe kjo humbje, për të mbledhur më mirë mëndjen për vazhdimësinë. Kjo Besë e kësaj faze thyeu edhe "mit'in" e kryeqytetit, ku titulli po "privatizohej". Nga poshtë kavajasit patën "goditjet" e "ushtarakëve", Partizanit dhe Dinamos, por skuadra e kuqe vetëm në javët e fundit u hapi krahun kavajasve në kreun e renditjes, atëhere kur pësoi humbje dhe pa se rivalët po e sulmonin me tri-pikësha. Për Partizanin tabloja e fazës së parë ka dritë-hije, nga të cilat skuadra del si e brishtë për t'u vendosur në "pole possition" deri në fundin e kampionatit. Gjithsesi, Partizani ka meritën se e kryesoi fazën në 8 javë dhe ndoshta "armët" nuk janë dorëzuar në 33% të kampionatit. Sepse trajneri Lika e di se cfarë "kure" duhet për ta përballuar si kryesues kampionatin, fakt që i bën edhe më intriguese dy fazat e tjera të kampionatit për titullin kampion. Në këtë autostradë ndoshta udhëton edhe skuadra e Dinamos, e cila të befason me luhatjet që tregon, por të bind me përbërjen që ka dhe drejtimin elastik që i bëhet në fushën e lojës. Këto janë skuadrat që përbëjnë "tri moskëtierët e kreut", por ato nuk kanë qëndruar të qeta në ecurinë e tyre, sidomos nga Vllaznia, nga Elbasani apo edhe Shkumbini, që së bashku me Flamurtarin kapën "Mesin e artë" të renditjes në këtë fazë të parë. Në këtë fazë më shumë duhet marrë me dy skuadrat elitare të sezonit të kaluar, Tiranën dhe Teutën, për të cilat ndoshta do të duhet një "shkop magjik" t'i ngjitë aty ku e lanë në muajin maj. Ky duket se është fshehur në "janarin" e ftohtë të 2008-ës, aty ku bisturia e ndryshimeve është më shumë se sa një detyrim. Për dy debutueset, Besëlidhjen e Skënderbeun situatat flasin thuajse me tablo të njëjta, por lezhjanët janë më të bindur se do të kalojnë këtë vend në renditje, ndërsa korcarët po bëjnë "Guiness" më vete me largime trajnerësh e lojtarësh, me humbje të vazhdueshme, apo me dhunë për të thënë se "ujqërit" nuk durojnë padrejtësi.