Portreti i 12 skuadrave pas fazes se pare

Nga AGRON KAJA
Besa, mundi gjithë rivalët Vetëm në gjysmën e dytë të fazës së parë skuadra kavajase e tregoi më mirë veten, atëhere kur i hapën krahun në kreun e renditjes dy "ushtarakët", Partizani dhe Dinamo, por edhe kur mposhti Tiranën, Elbasanin e Vllazninë. Me rezultate që nuk vijnë rastësisht në këtë sezon, Besa harmonizoi mirë vlerat në skuadër, e cila e ardhur pas një pjesëmarrjeje të mirë në Kupën UEFA ku luajti me dinjitet në dy turet e parë të saj, arriti tre fitore resht në javët e para, barazoi aksidentalisht në javën e 4-t në Korcë, vazhdoi me fitore deri në javën e 9-të ku pësoi humbjen e vetme të fazës në Peqin. Kështu kurba ishte në ngjitje. Dinamo, u luhat nga kreu Me një fillim të frikshëm që në javët e para, tek Dinamo u pa ambicia e rikthimit te titulli, i cili ka pesë sezone që i mungon. Por në javën e 5-të në Tiranë e pa që dicka i mungonte për të qënë e tillë në vazhdimësi, pasi humbet me Flamurtarin. Kjo humbje e tronditi paksa, duke bërë që të shijonte edhe barazimet, por edhe një humbje në "derbi" me Tiranën. Duke menduar se po binte, vjen fitorja e ringritjes me Partizanin në javën e 10-të, ndërsa mbyllja e fazës së parë në Peqin me barazimin 0-0 i forcoi edhe më shumë pozitat në kreun e renditjes. Skuadra caloi në fushën e vet. Partizani, e mbylli në rënie Deri në javën e 5-të ku regjistroi pesë fitore resht, Partizani u duk si kandidati më serioz që do të kishte busull titullin kampion. Por java e 6-të e theu paksa këtë ide me një barazim në Vlorë dhe humbja me Besën në javën e 8-të i ndali edhe hovin që kishte marrë në kreun e renditjes. Futbollistët e rinj, por edhe ata më të vjetër në Superiore hynë në një situatë ku më shumë humbi besimi se do të rimerrej situata. Nuk ndodhi kështu, pasi me 2 barazime dhe 1 humbje, faza u mbyll dobët në raport me synimin, por edhe me galopimin në javët e para. Një skuadër së cilës i duhet rregulluar shënjestra e golit. Vllaznia, dobët në fushën e saj Shkodranët morrën frymë lirisht vetëm në javën e katërt të fazës së parë, atëhere kur fituan ndeshjen e parë në fushën e tyre me Shkumbinin. Një krizë mosbesimi, por edhe një mungesë fati, ishin bashkëudhëtarët e Vllaznisë në vazdimësinë e kampionatit, aq sa edhe Josa rrezikoi pankinën. Por kthesa erdhi me 2 barazime dhe 1 fitore në transfertë, për tu ndalur seriozisht nga Flamurtari në javën e 9-të. Mbyllja ishte e "ashpër", sepse barazon përsëri në fushën e saj, por këtë herë me kryesuesen e kampionatit, Besën e Kavajës. Me përbërjen që ka, Vllaznia priste më shumë, por edhe premton më shumë, kryesisht në fushën e saj. Elbasani, i pëlqyen barazimet Merkatua e verës e vendoste skuadrën verdheblu përsëri si një pretendonte, por kjo mbeti vetëm si një ide e verës, sepse kampionatin e nisi me barazim në fushën e vet, duke shkuar gjatë gjithë fazës në 4 barazime. Këtu ndoshta ishte difekti i parë i skuadrës së Elbasanit, të cilin u mundua ta kompensonte me ndeshjet jashtë fushës së tij. Por duhet vecuar se, ashtu sikundër edhe Besa, Partizani e Shkumbini, Elbasani nuk humbi asnjë ndeshje në fushën e tij, një tregues që duhet të jetë pozitiv në vlerësimin që do t'i bëjnë rivalët në dy fazat e tjera. Gjithsesi, i duhet të shënojë më shumë. Flamurtari, nuk dha për më shumë Për të thënë se këtë fazë të parë ishte një Flamurtar i rilindur, kjo ende nuk mund të besohet, por që ishte një skuadër me synime më të larta se në sezonin e kaluar, kjo u reflektua në përballjet me skuadrat e mëdha: Tiranën e Dinamon që i mundi, apo me ndalesën që i bëri Partizanit kryesues në javën e 6-të. Në skuadrën vlonjate më shumë problem kanë qënë ndeshjet me skuadrat që kërkonin mesin dhe shkëputjen nga fundi i renditjes, se sa ato që kërkonin kreun e klasifikimit. Nga java në javë skuadra tregoi edhe shenja lodhjeje apo përvojë të pakët, e cila në Durrës në javën e fundit foli "de facto" në këtë tregues. Shkumbini, "kapricioz" me të mëdhatë Në fazën e parë skuadra peqinase e ndryshoi imazhin e kampionateve të kaluara, ku quhej si "postbllok" që edhe dhuna nuk kursehej. Shkumbini i këtij sezoni shfaqet me tjetër pamje, madje mund të thuhet se është një nga skuadrat me përbërjen më cilësore në 11 skuadrat e tjera të Superiores. Por është edhe skuadra ku "timoni" ka ndryshuar cilësisht në drejtim dhe në financa, dy tregues të cilët ndoshta e vendosën në vendet e mesit të renditjes, dhe jo në zonën e ftohtë ku ishte "vërdallosur" në kampionatet e fundit. Gjithsesi, në fushën e tij i ka thyer të mëdhatë, por ndoshta ka më shumë për të thënë në 22 javët e tjera. Tirana, nuk ka "kostumin" e kampiones Pas vitit 2000 skuadra e Tiranës ishte bërë "refreni" që këndohej në cdo kampionat për titullin kampion. madje ka qënë skuadra me futbollistë shumë cilësorë vendas dhe të huaj, njëkohësisht edhe më e paguara në këto vite, sidomos me katër donatorët e saj. Por po me këta donatorë, në këtë kampionat firot e fillimit e cuan në një "pikjatë" të rrezikshme, e cila preku edhe fundin e renditjes në dy javë. Ky ishte treguesi ku u kap kthesa, e cila fillimisht "hëngri" kokën e trajnerit Starova. Besimi te vlerat e futbollistëve titullarë tashmë është bërë më i fortë, pasi aty militon pjesa më e madhe e kombëtares shqiptare. Kastrioti, transfertat nuk e rrezikuan Një skuadër në Superiore që nuk ka një fushë të saktë është e destinuar për të udhëtuar, e këtë bëri skuadra krutane, pasi stadiumi është në rikonstruksion dhe të gjitha ndeshjet i zhvilloi jashtë Krujës. Gjithsesi, kjo nuk u bë barrierë që ta rrezikonte, edhe pse ka 13 pikë dhe renditet në vendin e 9-të në fundin e fazës së parë. Në këtë skuadër ka elementë që garantojnë jo vetëm qëndrimin në Kategorinë Kryesore, por një pozicion komod në renditje. Ndoshta është lënë që "bateritë" të shkarkohen në dy fazat e mbetura, ku edhe trajneri Bici mundet që të konfirmohet si njeriu që sjell ndryshimin. Besëlidhja, ende debutuese e kampionatit E brishtë dhe me luhatje u paraqit skuadra e Besëlidhjes në 11 javët e fazës së parë. Sepse tri pikët e para kjo skuadër i arriti vetëm në javën e katërt, teksa thyeu Tiranën në "Selman Stëramsi", madje me trajnerin e sapovendosur Ritvan Kulli. Afërsisht e barabartë si në fushën e saj ashtu edhe në ndeshjet në transfertë, te skuadra lezhjane nuk ka ardhur ende momenti që të vecohet në zonën komode të renditjes. Jo vetëm se është debutuese, jo vetëm se është afër zonës së ftohtë në renditje, por edhe pse elementët që ka nuk po bëjnë ndonjë diferencë pozitive, duke "nxehur" edhe tifozerinë për protesta. Teuta, pozitive në start e mbyllje Java e 1-rë dhe java e 11-të do të mbahen mend për Teutën si takimet nga ku ka treguar dicka nga e mira e sezonit të kaluar. Në ndeshjet e tjera durrsakët kanë ndjerrë seriozisht largimet e sezonit të kaluar, por edhe pamundësinë e të rinjve që të jenë në krah të portierit Kapllani për një Teutë në katet e larta të renditjes. Fazën e mbylli si kandidate e Kategorisë së Parë, duke mos bindur ndoshta edhe për më shumë. Tashmë drejtohet nga një trajner pa paleta të larta por me bagazh nga e kaluara e tij, që do të thotë se Begeja mund të jetë një shtysë pozitive deri në merkaton e janarit. Aty është edhe celsi i shpëtimit. Skënderbeu, i fundit në gjithë treguesit E nisi me shumë bujë, deklarata e premtime Skënderbeu këtë kampionat, madje edhe pse erdhi në Superiore edhe si kampione e një kategorie më poshtë. Por skuadrës i munguan shumë elementë në vazhdimin e garës, e cila vetëm në katër javët e para e deklaroi Skënderbeun si pjesë e kategorisë më të lartë të futbollit shqiptar. Barazimi 1-1 në Korcë soli rënien e madhe pas së cilës erdhën 7 humbje dhe vendi i fundit i "salduar" për shumë javë. Ndërsa midis skuadrës dhe golashënuesit më të mirë të fazës së parë, Maruis Ngjela, duket se është një hendek që duhet bashkuar. Ka edhe 22 javë që të tregojë se nuk është për "serenatë" në futboll.