E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rustemaj: “Po mendoj largimin nga AC Horsens”

Blerim Rustemaj është që nga grumbullimi në ndeshjet me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje një lojtar i përhershëm i Kombëtares, madje në takimin e kthimit kundër Sllovenisë në Celje, luajti si titullar gjatë gjithë lojës. Mbrojtësi i skuadrës daneze AC Horsens spikati për lojën e kujdeshme të tij dhe për atë ndëryhyrje decizive në minutën e fundit, kur frenoi sulmuesin slloven brenda zonës së vogël të rreptësisë. Një ndërhyrje që mund të jepej edhe penallti nga gjyqtari portugez. Prania e trajnerit Oto Baric edhe për dy sezonet e tjera është një garanci më shumë për futbollistin, i cili bëri një paraqitije të mirë edhe në ndeshjen miqësore me Anglinë B në Bërnli. Rustemaj është një zbulim i pastër i Baricit, i cili e vlerësoi Blerimin kur ish-skuadra e tij, Borusia Mynshengladbah 2 kryente fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe shqiptari edhe me pasaportë kanadaze ishte kapiteni i ekipit. "Unë përpiqem gjithmonë të bëj më të mirën time sa herë që më jepet mundësia, pasi vetëm kështu mund të siguroj një vend në Kombëtare. Qëndrimi i trajnerit Baric edhe për dy vite të tjera i bën mirë gjithë ekipit, pasi ai e njeh shumë mirë mentalitetin e lojtarëve. Unë jam një lojtar i ri dhe më duhet të jap akoma më shumë dhe të tregoj gjatë stërivitjeve me ekipin Kombëtar se jam në gjendje të kryej detyrat", - thotë për "Albania-sport", lojtari 24-vjecar, i cili pak orë përpara fillimit të ndeshjes me Bullgarinë ishte alternativa e trajnerit në vend të Altin Haxhit ende të parikuperuar plotësisht. Mesfushori i Ergotelis në kampionatin grek është sërish i dëmtuar. "Rrustemi në vend të Haxhit? Këtë e vendos trajneri, por dua të theksoj se Haxhi është një futbollist cilësor".

Ish-lojtari i Borusias së Mynshengladbahut II nuk po aktivizohet me skuadrën e tij në Danimarkë. "Kampionati do edhe dy ndeshje të përfundojë. Nëse nuk do të aktivizohem nga fillimi edhe në këto dy takime që kanë mbetur deri në përfundim të fazës së parë do të nis të mendoj edhe për të ardhmen time. Do të kontaktoj me trajnerin dhe nëse ai do të më premtojë se do të kem mundësi të luaj nga minuta e parë gjatë pjesës së dytë të sezonit, atëherë do të vendos të ri, në të kundërt së bashku edhe me menaxherin tim do të kërkojmë alternativa të tjera gjatë periudhës së merkatos së muajit janar", - thotë Rustemaj, i cili është aktivizuar shumë pak minuta me ekipin danez. "Ndonjë opsion? Kam disa, por duhet t'i shoh me shumë kujdes përpara se të vendos, pasi më intereson më shumë të luaj, se sa emri i ekipit. Padyshim do të shoh edhe interesat e mia", - përfundon lojtari i vetëm shqiptar që ka luajtur në kampionatin brazilian me Poruguesa në sezonin 2000-2001.

SKEDA E BLERIM RUSTEMIT
Mosha: 24 vjec (02.04.1983)
Lartësia: 1.84 m
Këmba e preferuar: e djathta
Roli: Mbrojtës, mesfushor
Gjendja familjare: beqar
Kombësia: shqiptare
Shtetësia: kanadeze, shqiptare
EKIPET
1999 - 2000 Supra Toronto/Kanada
2000 - 2001 Portugesua/Brazil
2001 - 2002 Asurri Toronto/Kanada
2002 - 2003 Sporting Defensor/Uruguay
2004 - 2005 Borusia Mönchengladbach II
2005 - 2006 Borusia Mönchengladbach II
2006 - 2007 Borusia Mönchengladbach II
2007- AC Horsens
Ndeshje zyrtare me Kombetaren: 1
Slloveni-Shqiperi 0-0
Minuta: 90
Ndeshje miqesore me Kombetaren: 2
Anglia B-Shqiperi 3-1
Shqiperi-Malte 3-0
Minuta: 135

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›