E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo e gjysmëkualifikuar do të presë Vllazninë

Tiranë - Dinamo do të presë sot në “Selman Stermasi” Vllazninë e Shkodrës për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Republikës. Ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” ekipi kryeqytetas e ka fituar me rezultatin 2-1. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Shkelqim Muça e ka hedhur njërën këmbë në gjysmëfinale. Megjithate, në ndeshjen e sotme nuk përjashtohet ndonjë surprizë e shkodranëve.

Trajneri Muça do të hedhë për Dinamon në fushë futbollistët më të mirë, pasi rezultatit të parë nuk i beson aspak. Ditën e djeshme dinamovitët i kanë bërë një analizë të hollësishme ndeshjes së parë në DVD.

Në kampin tjetër Vllaznia duhet të bëjë pa Suad Licin dhe Vioresin Sinanin, dy emra të rëndësishëm për këtë ekip. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviç nuk është dorëzuar ende, duke besuar deri ne fund tek përmbysja.

Ndeshja Dinamo-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”, dhe do të transmetohet nga pakate “Super Sport”. Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja ekipeve për këtë sfidë.

Dinamo-Vllaznia (ora 14:30), stadiumi “Selman Stermasi”

Dinamo (4-3-1-2): Kotorri; Pisha, Graniç, Sina, Nikoliç; Allmuça, Poçi, Çapja; Bakaj; Sefa, Plaku.

Trajner: Shkelqim Muça

Vllaznia (4-4-2): Grima; Beqiri, Bashiç, Doçi, Osja; Shtupina, Boadu, Belisha, Dhëmbi; Sukaj, Kaçi.

Trajner: Dervish Haxhiosmanoviç

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›