E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Vllaznia Vior Sinani per te gjithe

Vllaznia fale nje goli te Vioresin Sinanit tete minuta perpara perfundimit te kohes se rregullt arriti nje fitore te cmuar ne Kavaje duke zhytur ne krize te thelle Besen 1-0 qe takimin kunder shkodraneve e mbylli me dhjete lojtare karton i kuq Cikalleshi.

Per 3-here golashenuesin me te mire te Shqiperise ky ishte goli i 199-te i tij ne Kategorine Superiore gol i realizuar ne minuten e 82-te me nje goditje qendrore nga rreth 20 metra.

Sinani ka shenuar ne total 24 gola kunder Beses skuader me te cilin luajti pjesen e dyte te sezonit te kaluar.

Per trajnerin malazez Mojash Radonjic fitorja ndaj Beses ishte nje ngushellim i vogel pas humbjes 4-0 ne Shkoder me Dinamon.

Besa nuk ka arritur te fitoje asnje nga kater takimet e zhvilluara ne shtepi 2 barazime 2 humbje nderkohe qe nenkampionet dhe fituesit e Kupes se Shqiperise gjate sezonit te kaluar kane pesuar 3 humbje ne shtate takime duke grumbulluar vetem 3 pike.

Besa dhe Kastrioti jane dy ekipet e vetme ne kete sezon qe nuk kane fituar asnje ndeshje.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele 03 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›