Kapllani dy gola dhurate Kombetares

Edmond Kapllani mberrin ne grumbullimin e Kombetares per ndeshjet kunder Bosnjes dhe Bjellorusise me dy gola te shenuar ne fitoren 3-1 te skuadres se tij Padeborn kunder Arminia Bilefeldit ne nje ndeshje te javes se 7-te Bundesliges 2 gjermane e ku pati jo pak por kater lojtare shqiptare Kapllani e Alushi te Padeborni Mustafi e Berisha ne stol te Arminia Bielfeld.
Sulmuesi Edmond Kapllani shenoi golin e pare te ndeshjes pa kaluar edne 3 minuta loje nje finalizim me koke pas goditjes nga kendi te Enis Alushit. Vemer dyfishoi rezultatin ne minuten e 69-te perpara se Heidinger te shkurtonte diferencen dy minuta me pas.
Ne minuten e 89-te Kapllani vulosi me nje gjuajtje me te djathten golin e trete per Padebornin dhe te dytin personal ne ate ndeshje per te lene nje minute me pas fushen i duartrokitur gjate ne Energieteam-Arena ku te pranishem ishin me shume se 12 mije shikues.
Per Kapllanin behet fjale per golin e trete ne pese ndeshje te luajtura me Padebornin qe tashme ndodhet ne kuoten e 7 pikeve dhe ne vendin e 14-te nga 18 skuadra qe ka Bundesliga 2.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 01 Tetor 2010