Partizani i “panjohur” rrëzohet edhe në Vlorë

Partizani pësoi me Flamurtarin (1-0) në Vlorë humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën sezonale, në një ndeshje që skuadra e Hasan Likës e mbylli me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësve Fation Tafaj (83) e Luan Pinari (87’).
Golin e vetëm të takimit për formacionin kuqezi të drejtuar nga Sllavko Kovaçiç e realizoi kroati Mate Brajkoviç.
Rrahman Hallaci ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Ardit Shehajt, e gjyqtari Lorenc Jemini nuk hezitoi të drejtonte gishtin drejt pikës së bardhë.
Protestë e trajnerit Lika, por kroati Mate Brajkoviç realizoi golin e parë në minutën e 31-të.
Partizanit i mbetet të bëjë autokritikën e radhës pas 15 ditëve pushim, kur në javën e 7-të do të përballet Bylisin, me të cilin ndan me pikë të barabarta edhe fundin e tabelës (nga 4).
Flamurtari do të luajë në transfertë kundër me Apoloninë, me të cilën bëri rokadën e vendeve pas javës së gjashtë.
E Shtune, 04 Tetor 2008