E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa barazon 0-0 me Ethnikos

Besa e Kavajës e nisi aventurën e saj në Kupën Intertoto me një barazim të bardhë kundër qipriotëve të Ethnikos Aknas (0-0), një takim i ndjekur na jo më shumë se 200 tifozë të pranishëm në impiantin prej 15.640 vende të Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa".
Shumë pak raste për t'u përmendur në kronikë. Bledar Mancaku i Besës rrezikoi më minutën e 7-të. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Artim Shaqiri krijoi edhe momentin më spektakolar gjatë 90 minutave të para, kur goditi traversën në minutën e 33-të pas një gjuajtje nga një distancë e largët. Shialis të Ethnikos, i cili mund të kishte realizuar në minutën e 82-të për skuadrën qipriote.
Trajneri i Besës, Iliaz Haxhiaj vlerësoi kundërshtarin, por pohoi se me pak përqendrim Besa mund të kishte fituar takimin. "Kualifikimi është i hapur, atë që s'e realizuam sot, mund ta bëjmë në ndeshjen e kthimit".
Tekniku i Ethnikos, Stefan Demol pohoi: "Besa kishte lojtarë shumë të mirë. Rezultati është premtues për ne. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të realizojmë kualifikimin". Takimi i kthimit do të luhet, më 28 qershor në Aknas të Qipros.

Besa-Ethnikos Aknas 0-0
E shtunë, 21 qershor 2008, ora 20:30
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"
BESA: Zendeli; Ramadani, Hoxha, Mërtiri, Sakaj (Veliaj 7'), Mancaku (Leci 59'), Alikaj, Progni (Mihani 76'), Krasniqi, Shaqiri, Fortunat. Trajner: Iliaz Haxhiaj.
ETHNIKOS AKNAS: Harrallmabos, Lopes, Angeli, Siailis, Stefanovic, Shlikting, Eduesi, Elefteriu, Petrovic, Georgiadis (Katsounis 59'), Ergomitis (Ilia 74'). Trajner: Stefan Demol
Gjyqtarë: Alan Black, John McDouel, Andra Negos (Ir.Veriut).
Kartonë të verdhë: Mancaku (B)/ Ilia (E)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›