Partizani, faza përgatitore në Shqipëri

Nënkampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë fazën përgatitore në Shqipëri. Stërvitja e parë e "demave" do të nisë ditën e hënë. Më 27 qershor do të hidhet edhe shorti i Kupës UEFA, ndërsa ndeshja e parë e turit të parë eliminator do të luhet më 17 korrik.
Portieri Orges Shehi përfundimisht është një lojtar i lirë, ndërkohë që për portën në Kupën UEFA mediat kanë përmendur katër kandidatë: Ervin Llanin (Shkumbini), Armir Grima (Vllaznia, Arion Mustafa (Kastrioti), Xhevair Kapllani (Teuta). Gjithsesi, duket se katërkëndëshin e kuq do ta mbrojë Edvan Bakaj, i huazuar te Luftëtari sezonet e fundit.
Jorgo Cipi është përfundimisht lojtar i Partizanit. Qendërmbrojtësi korcar u testua para disa ditësh me Iraklisin në Greqi, por kushtet financiare të ofruara nga klubi selanikas, nuk e kënaqën futbollistin shqiptar. Cipi pritet të debutojë me Partizanin në Kupën UEFA.