Hasi: “Mëkat të dilnim pa pikë”

Besnik Hasi, autori i golit të barazimit në ndeshjen Bjellorusi-Shqipëri (2-2), është shprehur se i vjen mirë që morrëm një pikë. "Luftuam shumë fort dhe me shumë zemër. Do të kishte qenë një dëm i madh të dilnim pa pikë". Në lidhje me gjuajtjen e tij të mrekullueshme, lojtari i Lokeren në kampionatin belg, tha: "As që kisha ndërmend ta gjuaja unë atë goditje dënimi, por në fushë nuk ishin specialistët e këtyre goditjeve Skela dhe Aliaj. Haxhi bëri një lëvizja të zgjuar dhe unë godita topin që u përplas në rrjetë".
Besnik Hasi me golin e djeshëm kundër Bjellorusisë u ngjit në kuotën e 2 golave të shënuar me fanelën kuqezi.