Besa barazon dhe kryeson e vetme të paktën 24 orë
Leonard Karaj
Ndalet Besa në fushën e Ersekës, por pika e fituar i lejon të jetë të paktën për 24 orë e vetme në kryesimin e Kategorisë Superiore. Sot luhen ndeshjet e tjera të javës së 6-të.Gramozi e Besa ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës të kësaj jave në barazimin e tyre pa gola. Ndeshja pati dy tablo, ku në të parën u pa një impenjim më i madh i formacionit të Agim Canajt, në ndeshjen e tij debutuese si njëshi i Gramozit. Dos Santos, Hyseni e Olivira ishin pranë golit, ashtu si Xhafaj e Poçi për Besën. Por në lartësinë e duhur u treguan edhe dy portierët respektivë. Në fraksioni e dytë të lojës grupi verdhezi i Shpëtim Duros tregoi potencën e një ekipi me përvojë të gjatë në Superligë. Lufta sportive ishte e fortë si në fushë, ku sulmuesi i Besës, Cikalleshi, doli me barelë, në shkallët e stadiumit midis tifozëve.
Pika e marrë, mund të konsiderohet një gjysmë-suksesi i Agim Canajt në ndeshjen e parë me skuadrën modeste kolonjare. Gramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë, gjashtë pikë në gjashtë ndeshje. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj. Skuadra kavajase realizoi barazimin e dytë pa gola në gjashtë javët e para. Besa përkohësisht mori kryesimin e Superligës, tashmë në kuotën e 14 pikëve, por me një ndeshje më shumë se Dinamo, që nga ana e saj luan sot në Laç. Të pranishëm në stadiumin “Gramozi” ishin dhe dy presidentët, Mustafa Taçi i Gramozit dhe Nexhat Bizhdili i Besës. Ndërsa për herë të parë takimi u transmetuar live edhe nga një televizion, paketa me pagesë “Supersport”. Sot veç Laçi-Dinamo do të luhen edhe Tirana-Kastrioti dhe Shkumbini-Teuta. Ndërsa nesër do luhen Skënderbeu-Apolonia dhe Flamurtari-Vllaznia.
Superliga/ Java 6
Gramozi-Besa 0-0
Kartonë të verdhë: Kukaj, Peçi, Sadiku, Oliveira/ Vrapi, Leci, Xhafa
Stadiumi i Ersekës
Gjyqtarë: Albano Janku
Ergin Doda dhe Denis Agaraj
Gramozi: Toçi, Kukaj, Peçi, Rexhepi, (Ismolli 71’), Semina, Babaj, Oliveira (Shaqiri 58’), Rustemi, Lena, Hyseni (Sadiku 57’), Dos Santos
Trajner: Agim Canaj
Besa: Shehi, Fagu (Hoxha 83’), Dragusha, Vrapi, Babamusta, Mihani, Poçi (Leci 40’), Mancaku, Xhafaj, Cikelleshi (Hasalla 71’), Arapi
Trajner: Shpëtim Duro
Sot, ora 15:30
Tirana-Kastrioti
Stadiumi: “Qemal Stafa”
Gjyqtar: Sokol Çekaj
Laçi-Dinamo
Stadiumi i Laçit
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj
Shkumbini-Teuta
Stadiumi: Fusha Sportive
Gjyqtar: Sokol Jareci
Nesër, ora 15:30
Skënderbeu-Apolonia
Stadiumi i Korçës
Gjyqtar: Ervis Peza
Flamurtari-Vllaznia
Stadiumi i Vlorës
Gjyqtar: Artan Taullau
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H GSH GP +/- P
1. Besa 6 4 2 0 6 1 5 14
2. Dinamo 5 4 1 0 9 3 6 13
3. Skënderbeu 5 3 0 2 9 6 3 9
4. Apolonia 5 3 0 2 7 4 3 9
5. Teuta 5 3 0 2 6 4 2 9
6. Tirana 5 2 1 2 3 5 -2 7
7. Gramozi 6 1 3 2 4 6 -2 6
8. Laçi 5 1 2 2 7 8 -1 5
9. Kastrioti 5 1 1 3 3 6 -3 4
10. Shkumbini 5 1 1 3 2 5 -3 4
11. Vllaznia 5 1 1 3 1 4 -3 4
12. Flamurtari 5 1 0 4 3 10 -7 3