Januzi ia nxjerr një pikë Vorsklës

Ahmed Januzi sërish ishte protagonist i Vorsklës. Sulmuesi vushtrrias ka shënuar gol në barazimin 1:1 që skuadra e tij Vorskla e arriti përballë Dnipros.
Reprezentuesi shqiptar barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 77’të nga pika e bardhë.
Ky është goli i shtatë i Januzit këtë sezon, i cili edhe është top shënuesi i ekipit ukrainas. Në këtë takim, për Vorsklën 90 minuta luajti edhe mbrojtësi kosovar, Armend Dallku.