E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushëriri i talentuar i Messit

Babagjyshi i Lionel Messit ka theksuar se ylli i Barcelonës ka një kushëri më të ri, i cili është i talentuar njësoj sikurse tri herë fituesi i Topit të Artë. Në atë që mund të zgjojë interesim nga klubet evropiane.

Antonio Cuchitini tha për Radio Mitre se 13-vjeçari Bruno Biancucchi i ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të arritur nivelin e kushëririt të tij të famshëm. Biancucchi është aktualisht në Rosario ku luan për skuadrën e të rinjve të Renato Cesarini.

Mirëpo, Cuchitini ka theksuar se argjentinasi i ri është ende i pavendosur nëse do të vazhdojë karrierën në Angli ose të qëndrojë në vendlindje.

“Bruno ka frikë se e njëjta gjë që i ndodhi Leos mund t’i ndodhë edhe atij. Ai frikësohet se do të dërgohet në Evropë, sepse është shumë i lidhur me nënën e tij”, tha ai.

Messi u largua nga Argjentina në moshën 13 vjeç duke iu bashkuar Barcelonës, ku debutoi me ekipin e parë si 16 vjeç në një miqësore në Porto në nëntor 2003.

Prej atëherë, ai ka arritur të zhvillohet në njërin prej futbollistëve më të mirë në histori dhe më herët gjatë javës u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në fitoren e Barcelonës ndaj Bayer Leverkusenit, 7-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›