Besa dhe Tirana, sot tifo per Vllaznine
Neser do te perballen ne Kavaje dy ekipet qe jane ne ndjekje te bluve, ku pritet te vendoset per vendin e dyte
Aranit Muraci
Ekipet e Beses dhe te Tiranes do te bejne tifo per Vllaznine ne ndeshjen e sotme, me qellim qe skuadra shkodrane te ndale Dinamon ne kryeqytet. Superiores i kane mbetur edhe tre jave nga perfundimi i pjeses se pare se ketij edicioni. Me distancen aktuale te Dinamos, Besa dhe Tirana do ta kene te veshtire rikuperimin pas merkatos se janarit, qe do te thote se edhe nderhyrjet e paralajmeruara do te ishin te teperta, pasi me kontingjentin aktual, si kavajasit edhe bardheblute e konsiderojne vendin e dyte dhe te trete nje objektiv te realizueshem. Kesisoj, Tirana dhe Besa do te kerkojne nje bilete evropiane per ne Europa Lige, nese do te shohin se objektivi i vene ne fillim te sezonit, pjesemarrja ne "Champions", nuk do te realizohet. Dy mundesi do te kene secila nga ekipet pjesemarrese ne edicionin e fundit ne Kupat e Evropes, ose te fitojne kupen, ose te klasifikohen pas vendit te pare qe shkon automatikisht ne "Champions", ne vend te dyte dhe te trete. Sakaq, nuk ka ende nje terheqje zyrtare nga Tirana per titullin kampion, nderkohe Besa edhe pas barazimit qe shenoi ne Lac dhe diferences se krijuar prej 12 pikeve me vendin e pare, nepermjet trajnerit Shpetim Duro deklaroi se deri ne fund te do te luhet per vendin e pare. "Ekipi i Beses ka nje objektiv dhe do te kerkoje te marre maksimumin ne cdo ndeshje", - theksoi Duro. "Nuk eshte koha per te bere bilancin e perfundimit te kampionatit. Sezoni eshte i gjate dhe ne jemi ne vend te dyte. Do te kerkojme qe te rikuperojme sa me shume pike ne ndeshjet e ketij viti dhe te mbrojme patjeter pozitat aktuale", - thote trajneri i kavajas, i cili ka kontestuar ne disa raste edhe gjykimet qe i vlereson si te demshme, kundrejt ekipit te tij. Nje rezultat pozitiv i Vllaznise ndaj Dinamos, do ta ktheje ndeshjen e neserme ne Kavaje, ne nje sfide me interes per vendin e dyte, per te rivalizuar blute deri ne fund te edicionit. Tirana nuk fiton ne dy ndeshjet e fundit dhe ndodhet aktualisht 16 pike larg kreut, si asnjehere tjeter gjate 20 viteve te fundit. Bardheblute, nen drejtimin e Alban Tafajt kane shfaqur probleme ne ndeshjen e fundit. Kapiteni i skuadres Devi Muka, nuk ka pelqyer nderrimin qe i eshte bere ne pjesen e dyte, nderkohe qe stafi drejtues i ekipit dhe i klubit, po ben perpjekje qe te shmange debatet brenda kampin bardheblu, per te shmangur nje renie edhe me te madhe ne te ardhmen.