Hjuxh merret ne pyetje, per rastin me Belami
Trajneri i Mancester Sitit, Mark Hjuxh konfirmoi se eshte pyetur qe te jape shpjegime pas daljes nga loja te Kreig Belami, gjate barazimit te fundit ne Premier Lige, me rezultatin 3-3. Belami mori kartonin e dyte te verdhe, per simulim dhe u largua menjehere, pas ketij momenti nga fusha e lojes. Por pamjet televizive treguan se kishte pasur nje kontakt gjate lojes, mes Belami dhe Robinson. Sulmuesi i Mancester Sitit, kishte humbur kontrollin nga kontakti, ndaj dhe ishte e padrejte dhenia e kartonin te kuq kundrejt tij. Trajneri Mark Hjuxh, u shpreh i merzitur me vendimin dhe per kete arsye, ai eshte pyetur ne lidhje me disa detaje, pasi ne Angli eshte e ndalur me rregullore qe te kontestohet vendimi i gjyqtarit, edhe kur ai mund te jete i gabuar. Me pare, trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson eshte denuar, per disa kundershtime qe pati me gjyqtaret e Premier Liges.