E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Dominguez, Valencia nis merkaton

Argjentinasi Alejandro Dominguez do te jete lojtari me i ri i Valencias dhe pranon se ka firmosur nje kontrate te re, pa i kushtuar shume rendesi anes financiare. Ai theksoi se nuk ka arritur qe te nenshkruaje per te perfituar nje page te larte, me ekipin qe luan ne "La Mestalla". "Do te kerkoj qe te shenoj me shume gola si respekt per karrieren time, ne vend te parave", - theksoi Dominguez. Argjentinasi, lojtari me i ri i Valencias qe ishte me pare edhe pjese e Rubin Kazan, eshte nje nga blerjet me te fundit te merkatos se muajit janar. Ai do te beje debutimin ne Europa Lige me fanellen e Valencias dhe thote se adaptimi ne kampionatin spanjoll eshte shume i rendesishem per te ardhmen. Lojtari qe ka firmosur se fundmi do te mbaje te veshur fanellen me numer 25 dhe pas prezantimit te lojtarit te Argjentines, klubi i Valencias deklaron se do te beje blerje te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›