E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie bore ne Erseke, Gramozi kerkon fitoren me "ujqerit e debores"

Gramozi mbylli pergatitjet e fundit, para ndeshjes se radhes me Skenderbeun e Korces, ne nje mot me debore. Sot ne te tilla kushte atmosferike do te luhet sfida mes dy fqinjeve Juglindore, qe rivalizojne me njera-tjetren per te qendruar ne Kategorine Superiore. Gramozi nuk do te kete asnje mungese para ndeshjes se sotme, nderkohe qe edhe ekipi i Skenderbeut kerkon qe te marre pike jashte fushes, per te perseritur suksesin e ndeshjes se kaluar ne Vlore. Trajneri Agim Canaj, do te kete disa mungesa ne formacionin baze pasi perballe Flamurtarit, dy lojtare titullare u ndeshkuan me kartone te kuq ne fund te ndeshjes. Gjondeda dhe Rukavina jane ndeshkuar me kartone te kuq, ne fund te ndeshjes dhe do te jene dy mungesa te rendesishme per ekipin e Gramozit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›